Jep dorëheqjen kryeministri çek, shkak e dashura
Pas skandalit për keqpërdorim të Shërbimit Informativ ushtarak dhe për korrupsion, për të cilën është arrestuar dhe e dashura dhe shefja e kabinetit Jana Nagj të kryministrit çek Petr Neçash, ky i fundit jep dorëheqjen.

Petr Neçash ka marrë vendimin për të hequr dorë nga funksioni i shefit të Qeveisë dhe nga lideri i partisë qeveritare, Partisë Demokratike Qytetare, njoftojnë mediat e huaja.

"Jam krejtësisht i vetëdijshëm se peripeci të jetës sime personale e ngarkojnë skenën politike dhe partinë Qytetare. Jam i vetëdijshëm për pasojat që kanë për mua. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë politike", ka thënë Neçash.

Dora e djathtë e kryeministrit dhe sipas njohurive të policisë, dashnorja e Neçash, pos që është e implikuar në korrupsionin e tre deputetëve, ka keqpërdorur edhe Shërbimin Informativ ushtarak duke i dhënë detyra që ta përcillte gruan e e kryeministrit Ratka Neçash. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2013, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori