Rusia nis zmbrapsjen nga Ukraina, rajoni jugor i Mykolaiv çlirohet plotësisht

Rajoni jugor i Ukrainës, Mykolaiv, është çliruar tërësisht nga kontrolli rus, sipas një koloneli ushtarak ukrainas.

Roman Kostenko, i cili është gjithashtu kryetar i komitetit të mbrojtjes dhe inteligjencës në parlamentin e Ukrainës, postoi një video këtë pasdite duke thënë se Mykolaiv, qyteti i fundit që mbahet nga Rusia në rajon, tani është nën kontrollin e Ukrainës.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë pretendimet, por nëse konfirmohet, çlirimi i plotë i Rajonit të Mykolaiv do të ishte një fitore e rëndësishme për forcat ukrainase.

Kjo vjen pasi ushtria ukrainase njoftoi më herët se kishte çliruar qytetin kyç të Snihurivkas, që ndodhet në kufirin e provincave Kherson dhe Mykolaiv.


Shtuar 10.11.2022 19:02