Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara,
Nikki Haley, gjatë ditës së sotme i ka ofruar dorëheqjen e saj presidentit të SHBA-së, Donald Trumpit.
Rreth kësaj çështjeje, Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, deklaroi se "Presidenti
Trump dhe
Ambasadorja Nikki Haley do të takohen nesër në Zyrën Ovale në orën 10:30 të mëngjesit.
Sipas saj pas takimit do të bëhen të ditura detajet e tjera.
Shtuar më 09/10/2018,
ora 16:29