Jemeni në gjendje të jashtëzakonshme, më shumë se 180 të vdekur nga kolera
Jemeni vazhdon të jetë në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së sëmundjes së kolerës, ndërsa nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, bëhet me dije se numri i të vdekurve ka shkuar në 184 mujain e kaluar.

Autoritetet në kryeqytetin Sana u kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare, por qyteti kontrollohet nga lëvizja e armatosur Huthi, e cila lufton forcat qeveritare.

Ndërkohë, sipas Kryqit të Kuq, raportohet se janë mbi 11 mijë raste të dyshuara të kolerës.

Të paktën 10.000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga lufta dyvjeçare në Jemen, ndërsa vendi ndodhet në njv krizë alarmante për ujë të pijshëm dhe ushqim.

Situata e vëshitirë ka bërë që shumë njerëz të mos kenë mundësi të kurohen nga sëmundja e koleres e cila po përhapet me hapa galopante. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2017, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori