Jemen, atentat ndaj ambasadores Holtkepmer, vritet truproja
Tentohet rrëmbimi i ambasadores gjermane, Carola Holtkepmer, por vritet truproja. Ish-ambasadorja gjermane në Shqipëri, prej pak muajsh ka marrë detyrën e re në Jemen, por siç bën të ditur agjencia e lajmeve, Reuters, teksa po dilte nga një dyqan, e shoqëruar nga truproja, disa persona të armatosur tentuan rrëmbimin e ambasadores.

Duke hasur si pengesë truprojën që po kryente detyrën, ata kanë hapur zjarr mbi truprojën, duke e vrarë atë. Nuk bëhet i ditur ende identiteti i viktimës.

Autorët u larguan me automjet nga vendngjarja, ndërsa mësohet se ambasadorja i ka shpëtuar sulmit pa dëme. Lajmi konfirmohet edhe nga burimet diplomatike perëndimore.

Holtkemper e ka përfunduar misionin e saj diplomatik në Shqipëri në 2 korrik 2013. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori