Javier Solana, ekspert ne Institutin Brookings
Albeu.com
Ish përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Javier Solana i është bashkuar Institutit Brookings në cilësinë e ekspertit. “Me shumë vite të tij në shërbim të jashtëzakonshëm si diplomat udhëheqës evropian dhe ...... lider i NATO-s gjatë periudhës së transformimit dhe sfidave, Solana do të japë kontribut të rëndësishëm për agjendën globale të institutit”, thuhet, pos tjerash, në deklaratën e presidentit të Institutit Brookings Strobe Talbot.
Solana do të drejtojë hulumtimet e politikës së jashtme dhe “do të jetë pjesëmarrës në debatimin e politikave”, sipas Brookings, që renditet në mesin e instituteve kryesore për hulumtime politike.
AFP nga Washingtoni raporton se Solana ishte emëruar shef i diplomacisë së BE-së pasi kishte shërbyer si sekretar i përgjithshëm i NATO-s, kur ai e udhëhoqi aleancën ushtarake në luftën e Kosovës në vitin 1999.
Shtuar më 10/02/2010, ora 21:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori