Japonia pritet të dënojë të gjithë ata që ecin në rrugë teksa shohin telefonin
Japonia ka marrë një vendim "drastik" për të gjithë ata kalimtarë të cilët shohin telefonët gjatë ecjes.

Shumë shpejt, kjo mund të jetë e paligjshme në qytetin Yamato, në prefekturën Kanagaëa, të Japonisë qendrore.

Këshilltarët e qytetit janë vendosur të votojnë mbi një propozim për të ndaluar aktivitetin pasi kërkimet raportojnë se shumë njerëz po shikonin në telefonët e tyre ndërsa ecnin. Studiuesit vëzhguan 6,000 njerëz që ecin përgjatë dy stacioneve të trenave në Yamato dhe zbuluan se 12 përqind e tyre po shikonin në telefonat e tyre, shkruan Daily Mail.

Ajo ka bërë që disa politikanë në qytet të propozojnë ndalimin e veprimtarisë. Ata pretendojnë se ka pasur një rritje të lëndimeve midis njerëzve që ecnin ndërsa shpërqendroheshin nga telefonat e tyre.

Nëse votimi i qershorit kalohet, Yamato do të bëhet qyteti i parë në Japoni që do të ndalojë ecjen ndërsa shikon në telefon. Ligji i ri do të përcaktojë sjelljen ofenduese si ‘ecje ndërsa shikon në ekranin e një smartphone ose pajisje tjetër’.
Shtuar më 02/06/2020, ora 22:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori