Memushaj ritakohet me golin, realizon një perlë në Serie B (VIDEO)

Ledian Memushaj ka shënuar në ndeshjen e djeshme që Pescara e barazoi në shtëpi kundër Frosinone.

Mesfushori i kombëtares shqiptare ishte i saktë në fundin e pjesës së parë, kur mori përsipër ekzekutimin e një goditjeje dënimi.

Vlonjati, në hyrje të zonës e dërgoi topin në rrjetë. Një gol mjaft i bukur, por që në fund nuk pati vlerën e tre pikëve.

Frosinone barazoi dhe në fund skuadrat morën nga një pikë. Për Memushajn goli i shënuar ishte i katërti këtë sezon në Serie B.


Shtuar 18.07.2020 08:52