Japonia kujton hedhjen e bombës së parë bërthamore
Pëlqej
Japonia perkujton sot 69-vjetorin e e sulmit me bombë bërthamore mbi Hiroshimë.

Bomba bërthamore çoi në fundit e Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë një ceremonie në Parkun e Paqes, kryetari i Hiroshimës, Kazumi Matsui, i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Barack Obama, dhe liderëve të tjerë botërorë që ta vizitojnë Hiroshimën dhe të shohin vet dëmet e shkaktuara nga bomba bërthamore.

Rreth 45 mijë njerëz morën pjesë në përkujtimin e bombës mbi Hiroshima, sulm bërthamor ky që mori jetën e më shumë se 140 mijë njerëzve.

Ndërsa, një tjetër bombë bërthamore shkatërroi edhe Nagasakin, vetëm tre ditë pas Hiroshimës, duke lënë të vrarë mbi 70 mijë njerëz. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori