Pamje të rralla, Covid-19 ndryshon festën e Formula Uno-s. Shikoni çfarë bën Roboti (VIDEO)

Koronavirusi ka ndryshuar jo vetëm mënyrën e jetesës por edhe rregullat në botën e sportit

Pikërisht ky virus kishte një ndikim të madh edhe në formula uno, ku shumë aktivitete u pezulluan, për të filluar disa kohë më vonë, por këtë herë me rregulla të reja.

Luis Hamilton ka fituar në çmimin e Austrisë ditën e sotme. Piloti britanik arriti i pari në finish duke lënë pas Botasin dhe Verstapenin. Ajo që bie në sy është ndarja e çmimeve e cila ishte duke iu përshtatur pandemisë dhe distancimit social.


Shtuar 12.07.2020 20:17