Japonia ekzekuton liderin e kultit "Fundi i Botës", vrau dhjetra persona me gaz sarin
Chizuo Matsumoto është ekzekutuar në orët e para të ditës së sotme në Japoni.

Ai është drejtuesi i kultit të rrezikshëm fetar "Fundi i Botës", të cilët janë përgjegjës për sulme me gaz sarin në metronë e Tokios në vitin 1995 ku mbeten të vdekur 13 persona, ndërsa u plagosen 6 000 të tjerë, raporton Albeu.com.

Po ashtu, kulti sulmoi me gaz sarin 3 gjykatës që po gjykonin çështjen e tyre, por sulmoi nuk u realizua siç ishte planifikuar dhe gazi u përhap në një zonë rezidenciale duke vrarë edhe tetë persona të tjerë.

Kulti është i themeluar në vitin 1987 në vitin nga Chizuo Matsumoto dhe njihen si organizatë terroriste nga Japonia, Rusia, SHBA, Kanadaja, etj.

Vendimi me vdekje për Chizuo Matsumoto u dha në janar të këtij viti dhe u ekzekutua sot. /albeu.com/
Shtuar më 06/07/2018, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori