Japoni, ushqime të helmuara
Kompania e cila administron impiantet nukleare Tepco, ka njoftuar nivele të larta të elementëve të radioaktivitet, në ujin e detit të afërsi të reaktorëve. Por sipas tyre, shifrat nuk janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

"Nuk do të ketë një impakt të menjëhershëm tek shendeti i njeriut. Por nëse situata do të vazhdojë me keto rritme, atëherë mund të flasim për pasoja" deklaroi sekretari i shefit të kabinetit Yukio Edano.

Prania e jodit Radiokativ në ujin e detit rreth 100 metra nga bregu , shkonte në nivele -131, i cili ishte 126,7 herë më i lartë së standartet e vendosura nga qeveria .

Qeveria japoneze, ka ndaluar tregëtimin e qumështit në prefekturën e Fukushimas dhe atë të spinaqit në Ibaraki.
Mediat italiane kanë deklaruar se reja e tymit që del nga centrali nuklear i Fukushimas do të mbërrije në Itali ditën e enjte. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2011, ora 18:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori