E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Japoni, tjetër shpërthim në centralin bërthamor
Një shpërthim i dytë ka goditur impiantin nuklear në Tokio të Japonisë, vend i cili u lëkund nga tërmeti i fuqishëm dhe cunami i së premtes, por sipas ekspertëve, impianti duket se i ka rezistuar shpërthimit. Pamjet televizive kanë transmetuar shtëllunga tymi që dalin nga reaktori 3 i Fukushimas, një ditë pas shpërthimit të regjistruar në reaktorin 1.

Agjensia japoneze e sigurise nukleare njofton se shpërthimi është shkaktuar nga grumbullimi i hidrogjenit. Po sipas zyrtarëve, reaktori është ende i padëmtuar dhe niveli i radioaktivitetit është nën limitet e ligjshme. Ndërkaq, të paktën 170 mijë japonezë që i mbijetuan tërmetit dhe cunamit kanë braktisur shtëpitë nga frika e përhapjes së ndotjes radioaktive nga centralet e dëmtuara bërthamore.

Zyrtarët thonë se dhjetëra njerëz mund t’i jenë ekspozuar rrezatimit ndërsa po evakuoheshin nga një vendbanim në afërsi të punishteve të dëmtuara. Ata dhe qindra të tjerë po testohen për ekspozim ndaj rrezatimit. Përsa i përket shpërthimit të hidrogjenit, mëngjesin e së hënës në njërin prej impiantëve bërthamorë në Fukushima në veri të Tokios, zyrtarët thanë në një konferencë shtypi se ndërtesa ishte ende e sigurt dhe se kishte pak rrezik të rrezatimit masiv.

Operatorët në dy punishtet bërthamore po përpiqeshin të mbanin ulët temperaturat në reaktorët e dëmtuar nga tërmeti i madh i së premtes. Autoritet po përdornin ujë deti në përpjekje për të zvogëluar shtypjen e brendshme në reaktorë.

Në ndërkohë, kompanitë energjetike në mbarë Japoninë paralajmërojnë se do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për shkak të rënies së prodhimit. Sipas policisë së shtetit, numri zyrtar i viktimave e te zhdukurve ka kaluar në mbi 3000, por TV publik NHK, duke cituar burime te tjera, jep të tjera të dhëna. Sipas Naoto Takeuchi, shefi i policisë së prefektruës së Miagit, foli për 10 000 viktima në këtë rajon.

Më herët, Kryeministri i Japonisë Naoto Kan u bëri thirrje japonezëve të bashkohen për të kapërcyer krizën më të rëndë me të cilën sipas tij po përballet vendi që nga Lufta e Dytë Botërore, duke u bërë thirrje të bashkohen për të rindërtuar vendin. Gjithashtu është raportuar se tërmeti dhe pasoja e crregullimeve të shkaktuara prej tij, kanë aktivizuar edhe vullkanin Maunt Karangenat në Indonezi. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2011, ora 08:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori