Japoni, shqiptarët në zonat e prekura janë mirë
Tsunami
Ambasadori shqiptarJaponi Bujar Dida konfirmon praninë e shqiptarëve në dy nga zonat më të prekura, nga tërmeti dhe cunami, të Japonisë, në Mijagi dhe Fukushima. Ambasadori shqiptar në Tokio tregon sesi është arritur të kontaktohet me bashkëatdhetarët e tij dhe jep lajmin e mirë se nuk ka asnjë shqiptar të dëmtuar nga tërmeti

“Në Japoni janë afro 50 shqiptarë. Deri tani nuk kemi të raportuar shqiptarë të dëmtuar, nuk ka të plagosur, të raportuar të humbur, apo për persona që kanë humbur jetën”- deklaroi ambasadori shqiptarJaponi Bujar Dida.

Ambasadori tregoi se me shqiptarët ishte arritur të kontaktohej falë internetit dhe rrjeteve sociale online, pasi lidhjet telefonike kanë pasur mjaft probleme, ndërsa lidhjet me internetin nuk janë ndërprerë asnjëherë.

Për prefekturën e Mijagit, ambasadori informon se “Shqiptarët janë sistemuar në qendrat e emergjencës. Kanë pasur mundësi të kontaktojnë me familjarët e tyre dhe janë në procesin e trajtimit nga grupi i emergjencës.

Ambasadori thotë se ka pasur lidhje të drejtëpërdrejtë dhe me shqiptarë që ndodhen në zonën e Fukushimës dhe se gjëndja e tyre është normale.

Për cdo informacion për tu ardhur në ndihmë cdo shqiptari që ndodhet në Japoni ambasadori tha se ata mund të kontaktojnë me ambasadën nëpërmjet faqes zyrtare online të ambasadës, www.emb-al. Dp
Shtuar më 12/03/2011, ora 16:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori