ZYRTARE/ Napoli siguron shërbimet e yllit të Leipzig

Nuk është surprizë lëvizja më e fundit e Napolit. Gatusso kërkonte me doemos një mesfushor gjatë kësaj merkato janari dhe drejtuesit napolitanë ia kanë plotësuar dëshirën.

Sot, është zyrtarizuar afrimi i mesfushorit Diego Demme. 28 vje5ari ishte një ndër lojtarët ky5 të Leipzig vitet e fundit dhe në rolin e tij para mbrojtjes, bëri një punë të shkëlqyer.

Gatusso e sheh gjermanin si partnerin ideal te brazilianit Allan dhe të dy së bashku, pritet të jenë lojtarët kryesorë në mesfushën napolitane. Ky afrim lejon edhe Zielinksin të shtyhet më përpara drejt sulmit, aty ku është dhe pika e tij më e fortë./


Shtuar 11.01.2020 17:24