Japoni, rrezikohet shpërthimi i reaktorit të dytë bërthamor
Ekspertët e energjisë bërthamore në Japoni kanë shfaqur drojën nga një krizë e mundshme atomike, pas dëmtimeve që ka shkaktuar tërmeti në centralet bërthamore. Shqetësimet nga rrjedhja e materieve radioaktive në uzina janë në rritje, pasi është dëmtuar edhe një sistem ftohës, ndërsa nivelet e rrezatimit tanimë kanë kaluar limitet ligjore.

Zëdhënësi i Qeverisë japoneze, Juko Edano, paralajmëroi mundësinë e një shpërthimi tjetër në uzina, pas atij të djeshmit në Fukushimë. Lidhur me gjendjen e reaktorit të dytë, Edano tha se “Dua t’ju tregoj për reaktorin Numër Tre. Kemi supozuar se do të kishte një shans për të, por funksioni i furnizimit me ujë të reaktorit ka ndaluar. Aktualisht jemi duke punuar në shpëtimin e tij”.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore, e cila mbikëqyret nga Kombet e Bashkuara, tha se mbi 170 mijë njerëz janë evakuuar nga Fukushima.

Bota i është përgjigjur situatës në Japoni me oferta të shumta të ndihmës. Ekipe shpëtimi kanë arritur nga Koreja e Jugut, Zelanda e Re, Singapori, ndërsa një ekip i hulumtuesve nga Kina pritet të arrijë sot.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka ngritur fuqinë e tërmetit të së premtes në magnitudën 9, duke e bërë atë tërmetin më të fortë që ka ndodhur ndonjëherë.
Shtuar më 13/03/2011, ora 13:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori