Japoni, radioaktiviteti po shkon drejt maksimumit
Agjensia nukleareJaponi ka njoftuar se mund të rrisë nivelin e vlerësimit të krizës në Fukushima. Impiantet e goditura nga tërmeti dhe tsunami mund të shkojnë në nivelin 6. Ndërkohë që qeveria japoneze ka bërë thirrje për një evakuim vullnetar për të gjithë ata që janë në një rreze prej 30 km nga qendra nukleare, me arsyen e përmirësimit të jetës së përditshme, dhe jo për motive sigurie.

Nivelet e përcaktimit të rrezikut janë vënë sipas agjensisë ndërkombëtare nukleare INES, sipas të cilës niveli më i lartë i rrezikut nuklear përcaktohet me shifrën 7. Deri në këto memonte rreziku më i lartë është përcaktuar në katastrofën e Cernobilit në 26 prill 1986.

Bilanci i viktimave ka shkuar rreth 10 mijë persona nga tërmeti dhe tsunami.
Ndërsa 17, 440 rezultojnë të humbur, dhe rreth 2, 775 të plagosur nga kjo katastrofë. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2011, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori