Japoni, një peshkarexhe kineze shkel kufijtë ujorë
Një peshkarexhe kineze dhe drejtuesi i saj janë ndaluar nga autoritetet e Japonisë pasi kishin shkelur në ujrat territoriale të këtij vendi pa marrë leje.

Nuk është incidenti i parë i këtij lloji midis këtyre dy vendeve dhe nuk do të shërbejë për të përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara midis dy shteteve. Sipas versionit të Tokios zyrtare, mjeti lundrues ishte duke udhëtuar në jug të ishujve Goto dhe nuk kishte pranuar të kthehej dhe të ndalonte për kontroll, pas paralajmërimeve të rojës bregdetare.

Kapiteni kësaj peshkarexhe rrezikon deri në gjashtë muaj burg nëse dënohet për akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Sekretari i kabinetit japonez, Osamu Fujimura, hodhi poshtë çdo ndërlikim të mundshëm me Pekinin, ndërsa tha se do të trajtojë këtë çështje në mënyrë të zakonshme, ashtu siç e parashikon ligji vendas.

Kina u shndërrua në partnerin kryesor tregtar të Japonisë në vitin 2009, por marrëdhëniet politike midis dy superfuqive aziatike kanë qenë gjithmonë të tensionuara. Pekini nuk ka komentuar ende rreth ngjarjes./albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori