Japoni, niveli i lartë i rrezatimit
Niveli i rrezatimeve radioaktive në hyrjen e centralit bërthamor të Fukushimës është shumë më i lartë se ai i zakonshmi, raporton BBC.
Një shpërthim i madh ndodhi në reaktor përpara rreth një ore, ndërsa matjet e fundit në terren duket se po konfirmojnë rrjedhjen e substancave radioaktive në perimetrin përreth centralit.

Nga matjet e para rezulton se niveli i rrezatimeve në hyrjen e impiantit bërthamor është i tillë sa që një njeri merr brenda një ore dozën e rrezatimeve të zakonshme gjatë një viti të plotë.

Sektetari i përgjithshëm i kabinetit qeverisës, Yuko Edano konfirmoi shpërthimin, por tha se është ende herët për të dhënë detaje rreth situatës.

"Grupe ekspertësh kanë mbërritur në Fukushima dhe matjet e nevojshme radioaktive po kryhen"- theksoi ai.

Tërmeti i djeshëm me magnitutë 8,9 të shkallës rihter që goditi Japoninë dëmtoi sistemin e ftohjes së centralit atomik, duke bërë që reaktori bërthamor të mbinxehej.

Shpërthimi i cernoblillit ndodhi si pasojë e mbinxehjes së reaktorit bërthamor. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2011, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori