Japoni, mbi 8 mijë viktima dhe 13 mijë të humbur
Rëndohet bilanci zyrtar i viktimave në Japoni. Policia japoneze bën të ditur se deri më tani numërohen plot 8 450 viktima, ndërkohë që 12 931 personave rezultojne te zhdukur.

Ndërkohë mësohet se vetëm në prefekturën e qytetit Miyagi, një nga më të goditurit prej cunamit të së premtes së shkuar, policia vendase ka hedhur hipotezën se në këtë zonë llogariten 15 mijë viktima.

Autoritetet e policisë theksojnë se numri i të zhvendosurve nga zonat e epiqendrës së tërmetit dhe cunamit janë 360 000 persona.

Gjendja aktuale në Japoni është për shkak të tërmetit apokaliptik me magnitudë 8.9 ballë të shkallës Rihter që goditi Japoninë Verilindore të premten e shkuar të 11 marsit dhe cunamit me dallgë 10 metra të larta që mori gjithçka i doli përpara në veri të vendit. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2011, ora 19:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori