Japoni, gjenden persona të gjallë nën gërmadha
Tsunami
Japoni janë gjatur njerëz të gjallë pas katër ditësh ndër gërmadha.
Në prefekturën e Mijagit, 4 ditë pas tërmetit shkatërrues që goditi Japoninë është gjetur e gjallë nën rrënojat e një ndërtese, një grua 70-vjecare dhe një burrë.

Ndërkohë, mësohet se shpërthimi i ndodhur në reaktorin numër 4 të centralit Fukushima 1 ka ardhur si pasojë e hidrogjenit.

Megjithatë, mbetet për t’u zbuluar përse kjo ka ndodhur në një reaktor që në momentin e tërmetit ishte i fikur për arsye mirëmbajtjeje.
Nuk ka konfirmime zyrtare për shpërthime të ndodhura në reaktorët 5 dhe 6 të Fukushima 1.

Ministri i Jashtëm francez, Alain Juppe ka deklaruar në hapje të samitit të vendeve të G8, se rreziku bërthamor në Japoni është “jashtëzakonisht i lartë”.
Ndërkohë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze ,Jiang Yu, ka bërë të ditur se Kina ka vendosur të evakuojë qytetarët e saj nga zonat e shkatërruara nga tërmeti japonez. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2011, ora 12:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori