Japoni, gjenden 1300 kufoma
Lajme tragjike vazhdojnë të vijnë nga pasojat e termetit shkatërrimtar në Japoni. Ditën e sotme autoritetet kanë konfirmuar se rreth 1 300 persona qe ishin konsideruar te zhdukur ne Oshima, jane gjetur. Lajmi u dha mëngjesin e sotëm nga agjencia e lajmeve ne Kyodo e cila tha se të gjithë personat kishin vdekur.

Ndërkohë më herët, një burrë, mosha e të cilit nuk u bë e ditur, thuhet se u gjet gjallë në rrënojat e shtëpisë së tij në Ishimaki, prefektura Miyagi, katër ditë pas tërmetit që shkatërroi verilindjen e Japonisë. Njoftimi për këtë rast u dha nga televizioni publik NHK. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2011, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori