Japoni, banorët rrëfejnë tmerrin pas tërmetit
Banorët e Japonisë shprehen të tmerruar pas tërmetit të fuqishëm dhe dallgëve të tsunamit që përfshinë vendin.

“Papritur toka filloi të lëkundej. Fillimisht mendova se isha sëmurë apo dicka e tillë, por pastaj e kuptova se ishte tërmeti më i fuqishëm ndër vite”, ka treguar për BBC, Natsuki Morikubo, nga Tokio.

Ndërsa Yukiko, një tjetër banore e kryeqytetit japonez, ka treguar për rrjetin informativ britanik se ndodhej në apartamentin e saj në katin e katërt të një pallati kur ra tërmeti.

“Në fillim mendova se ishte një tërmet i zakonshëm, nga ata të dobëtit që kemi herë pas here. Por pastaj lëkundjet u bënë shumë të dhunshme. Unë kam jetuar gjithmonë në Tokio, por kurrë s’kisha ndjerë një tërmet kaq të fuqishëm”, është shprehur Yukiko.

Ndërkohë, shefi i personelit të qeverisë japoneze, Yukio Edano thotë se trupat ushtarake janë dërguar në zonat e prekura nga katastrofa për të ndihmuar banorët.

“Neve na është ofruar ndihmë edhe nga vendet e huaja dhe ne vetë jemi të përgatitur të kërkojmë ndihmë nëse do të duhet”, ka deklaruar Edano. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2011, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori