Japin doreheqje pasi shperdorojne 12 mije euro
Albeu.com
Dy ministra më të ulët francezë kanë dhënë sot dorëheqje pas një seri skandalesh dhe shkrimeve në medie për keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Alain Joyandes (në foto), sekretar shtetëror për Bashkëpunim, dhe Christian Blanc, sekretar i shtetit për Parisin, i paraqitën dorëheqjet në qeveri.
Blanc është kritikuar ashër sepse ka shpenzuar 12 mijë euro nga buxheti i shtetit për të blerë për vete cigare kubane.

Funksionin e sekretarit shtetëror për Bashkëpunim do ta ushtrojë shefi i diplomacisë franceze, Bernard Couchner, ndërsa atë të Blancut, ministri për Fshatin, Michel Mercier.

Mediumet kanë transmetuar se Joyandes ka shpenzuar 116 500 euro për marrje me qira të aeroplanit privat për një udhëtim zyrtar dhe se ka marrë leje ilegale për ndërtim, në mënyrë që të zgjerojë shtëpinë e tij në jug të Francës, afër vendit të njohur turistik Saint Tropez.

Mediumet në kohë të fundit kanë raportuar edhe për raste të tjera të zyrtarëve dhe të shpenzimit të buxhetit shtetëror, siç janë qëndrimi në hotele luksoze dhe qiratë e shtrenjta për familjarët e zyrtarëve.
Shtuar më 05/07/2010, ora 10:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori