Janukoviç: Rajoni i Krimesë duhet të qëndrojë në Ukrainë
Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukoviç ka dhënë deklaratën e tij të parë për media që pasi u shkarkua nga detyra rreth një javë më parë.

Viktor Yanukoviç ka deklaruar se rajoni i Krimesë duhet të vazhdojë të jetë pjesë e Ukrainës. Ai theksoi se gjithçka që është duke ndodhur ne ketë rajon është një reagim i natyrshëm ndaj grushtit të shtetit të organizuar nga gangsterët në Kiev.

Ish presidenti i Ukrainës bëri thirrje për qetësi në Krimea dhe njëkohësisht përsëriti thirrjen se ky rajon duhet të mbetet zonë autonome e Ukrainës. Janukoviç deklaroi se do të vazhdojë luftën për të ardhmen e Ukrainës.

Fjalimi i Viktor Yanukoviç vinte nga Rostovi i Rusisë. Ai theksoi se ka qenë i detyruar të largohet nga Ukraina për shkak të kërcënimeve direkte për jetën e tij dhe të njerëzve të tij të afërt. Yanukoviç nuk ka nguruar t'i quaj “fashiste” autoritetet e reja të Ukrainës dhe ka thënë se ato përfaqësojnë vetëm një pakicë të shtetit.

Viktor Yanukoviç, u rrëzua nga pushteti pas tre muajsh protestash të vazhdueshme në Ukrainë në të cilat humbën jetën rreth 100 persona dhe u plagosën rreth 400 të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2014, ora 17:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori