Janjiç: Rusia në çështjen e Kosovës do të zgjidhë disa kontes
Albeu.com
Duke komentuar deklaratën e presidentit rus Putin se Moska përkrah të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe se me kujdes do të përcjellë precedentët ndërkombëtarë dhe atë të Kosovës, analisti serb Dushan Janjiç thotë se rusëve u përgjigjet çdo zgjidhje.Por, Janjiç thekson se Moska mundet, nëse Kosova fiton pavarësinë, atë precedent ta zbatojë në rastin e Abkazisë, por i përgjigjet edhe mbajtja e gjendjes ekzistuese për shkak të Çeçenisë, ndonëse nuk do të revoltohej edhe nëse eventualisht ndodh ndarja e Kosovës, pasi që kjo zgjidhje "flë" në rastin e Moldavisë, thotë Janjiç për gazetën e Novi Sadit "Dnevnik". "Gjithnjë është e qartë se Putin nuk do të shtrëngojë rreth vetë Kosovës, por vetëm do të kërkojë garancione që zgjidhjen e njëjtë mund ta zbatojë edhe vetë ai kur kjo t'i përgjigjet", thotë Janjiç dhe shton se është indikative që Moska nuk bën kurrfarë problemesh kur bëhet fjalë për aspiratat e NATO-s ndaj Serbisë. "Tek e fundit nuk kam kurrfarë iluzioni që Rusia mu në çështjen e Kosovës do të zgjidhë disa konteste të saja territoriale. Më duket se ajo do të shfrytëzojë momentin që të bëjë një tregti të mirë kur është fjala për furnizimin afatgjtë të BE-së me energjente, në radhë të parë me gaz sepse bëhet fjalë për miliarda e miliarda dollarë", thotë Dushan Janiq, analist dhe drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike.
Shtuar më 26/10/2006, ora 13:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori