Ja si vuajnë refugjatët që ndiqen nga ISIS (FOTO LAJM)

Pëlqej
Grupet ndërkombëtare që kanë arritur në Irak po shpërndajnë oriz dhe pjata me supë për refugjatët që po struken në periferi të qytetit Dohuk.

Më shumë se 80.000 refugjatë janë shpërgulur në krahinën veriore të Irakut.

Pjesa më e madhe e tyre janë të përkatësisë fetare të jezitëve.

Ata janë arratisur përmes maleve Sinxhar prej bandave terroriste të “Shtetit Islamik”.

Shumica e refugjatëve flenë mbi betonin e shtepive të papërfunduara ose nëpër shkolla.

Shumë refugjatë janë strehuar edhe në qytetin Zakho, në afërsi të kufirit me Turqinë.

Mendohet se rreth 1 milionë persona janë larguar nga shtëpitë për shkak të kërcënimit nga grupi terrorist, ISIS. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori