Ja si ndëshkohet bixhozi në Indonezi (FOTO LAJM)

Pëlqej
Të luash bixhoz ka ndëshkime nga më të çuditshmet në shumë vende të botës. Ka nga ato vende ku ndëshkimi është shumë i rreptë, aq sa edhe mund të marrë edhe jetën. Në Indonezi njerëzit rrihen me shkop përpara një turme të madhe, e ndërsa kjo dhuron edhe një shfaqje për njerëzit kureshtarë.

Tetë persona janë goditur me shkop përpara një turme me mbi 1 mijë persona në një xhami në Indonezi. Ata ishin dënuar sipas ligjit të sharias, pasi kishin luajtur bixhoz.

Një prokuror i shtetit ka lexuar dënimin përpara se një person i maskuar t’i godiste me një shkop bambuje. Përpos tyre është edhe një tjetër, i cili do të marrë dënimin me goditje, pasi të jetë shëruar nga një sëmundje. /albeu.com/

Shtuar më 20/09/2014, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori