Ja si mund të blini pasaportë britanike (FOTO LAJM)

Një investigim i Daily Mail ka zbuluar se nga një faqe e facebook janë shitur pasaporta false britanike për tre vjet resht.

Jo vetëm kaq ata arritën të siguronin dhe një pasaportë të klonuar me detaje të njëjta me një pasaportë të vërtetë për vetëm qindra paund.

Në një faqe facebook në arabisht ku shkruhej "Shiten pasaporta europiane", tregohen shumë foto të dokumenteve britanike të udhëtimit.

Në faqe shkruhet: "Ne shesim pasaporta nga 800- 2.600 paund. Nuk jemi trafikantë. Thjesht shesim pasaporta dhe nuk jemi përgjegjës për udhëtimin apo trafikimin tuaj."

Po ashtu shkruhet se 7 nga 10 klientë të saj kanë arritur të kalojnë kontrollin në kufi.

Por nëse doni dhe vulën e hyrjes atëherë duhet të paguani 170 - 280 paund ekstra.

Një gazetar investigativ hyri në negociatave me administratorët e kësaj faqeje për të blerë një pasaportë dhe menjëherë ata iu përgjigjën në Whats App duke i ofruar një pasaportë për 2400 paund.

Për të blerë një pasaportë që dukej gati 90% origjinale mund të paguaje 1700 paund, ndërsa nëse kërkon një pasaportë që duket 50% origjinale atëherë mund të paguaje vetëm 1400 paund.

Tregtari në mesazh shkruante më tej: Asnjë njeri i zakonshëm nuk mund të bëjë dallimin e pasaportës origjinale nga ajo false, vetëm nëse do i vendosësh ato pranë njëra tjetrës. Por në pikat e kontrollit të pasaportave, ajo false mund të dallohet lehtë prandaj ke mundësi të paguash më shumë për të pasaportë origjinale, ose të paguash më pak dhe të marrësh rriskun përsipër. Unë do të të sugjeroja pasaportën që kushton 1700 paund por është në dorën tuaj"

Në një tjetër face facebook, këtë herë grup një burrë që thotë se quhet Raaed Radëan, dhe pretendon se është student në Gjermani, por me origjinë nga Siria shkruan se disponon pasaportë gjermane blu dhe ID për çdo njeri që është i interesuar.

Pasaporta blu lejon lëvizjen e lirë në të gjithë Europën. Ai ofron këtë dokument për 1 322 paund.

Pasi Mail kontaktoi me Facebook, faqja "Pasaporta europiane në shitje" u fshi por nuk është fshirë ende grupi në facebook.

Investigimi i Daily Mail tregon gjithashtu sa lehtë mund të vidhen të dhënat e pasaportës tuaj dhe të shfrytëzohen nga trafikantët për qëllime përfitimi.
Shtuar më 26/06/2018, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori