Ja si ishte Halloween i fundit për Obamat në Shtëpinë e Bardhë (VIDEO)
Dhjetëra fëmijë kanë kërcyer, me lëvizje të koordinuara, nën tingujt e këngës së famshme “Thriller” të këngëtarit Michael Jackson, përpara Presidentit Barack Obama dhe Zonjës së Parë, Michelle Obama.

Kjo është hera e fundit që familja Obama organizon festën Halloëeen, në Shtëpinë e Bardhë. Javën që vjen Amerika ka datën që duhet të zgjedhë një president të ri që do të marrë pushtetin në 20 janar.

Festimi me maska për fëmijët është tashmë një traditë në Shtëpinë e Bardhë, po familja Obama është veçanërisht e dhënë pas saj. Fotografia e mësipërme është nga viti i kaluar dhe tregon momentin që e bëri te qeshte me të madhe presidentin kur pa një fëmijë të veshur si Papa Françesku, me papamobilin e famshëm, shkruan Illyria

Fundjava e ngrohtë në pjesë të mëdha të Shteteve të Bashkuara u shoqërua me festime e parada kostumesh të ndryshme, mirëpo, sonte është nata kur fëmijët dalin derë më derë, të maskuar, për të kërkuar karamele nga fqinjët. Disa prej tyre patën fatin që u zgjodhën për të kaluar derën e Shtëpisë së Bardhë, për festën e fundit përpara zgjedhjeve të të martës./Albeu.com/
Shtuar më 01/11/2016, ora 07:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori