Ja si i shemb Kina 19 pallate në vetëm 10 sekonda (VIDEO & FOTO LAJM)

Ekspertet në qytetin Wuhan të Kinës kanë shkatërruar me 5 ton eksploziv një bllok pallatesh me 12 kate. Rreth 19 ndërtesa janë zhdukur në 10 sekonda pas një shpërthimi të kontrolluar.

Sipas "Daily Mail", shpërthimi është realizuar pak pas ishte errësuar në mënyrë që të shmangej një pjesë e madhe e sasisë së tymit, ndërsa pas shembjes së ndërtesave, një hapësirë rreth 150.000 metra katror është mbuluar nga gërmadha betoni dhe çeliku.

Këto pamje janë bërë virale në të gjithë botën pasi të krijohet ideja e shembjes së ndërtesave në videolojra.

Ndërkohë, 19 pallatet janë shkatërruar për shkak të një projekti të ri që pritet të realizohet vetëm në pak kohë. /albeu.com/



Shtuar më 23/01/2017, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori