Basha uron Presidentin e Gjermanisë: Mik i çmuar dhe mbështetës i integrimit të Shqipërisë në BE

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar Frank-Walter Steinmeier për rizgjedhjen si President të Gjermanisë.

Me një postim në Twitter Basha shkruan se i uron një mandat të dytë të suksesshëm një miku të çmuar dhe mbështetës të fortë të procesit të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe BE

“Urimet e mia më të ngrohta për Frank-Walter #Steinmeier për rizgjedhjen e tij si President i Gjermanisë. I uroj një mandat të dytë të suksesshëm një miku të çmuar dhe mbështetës të fortë të procesit të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe BE”- shkruan ai.

 


Shtuar 13.02.2022 17:40