Ja cilën nga ish-zonjat e para ka kopjuar Melania Trump në ceremoninë e inagurimit (FOTO LAJM)
Melania Trump në ditën e
inaugurimit të bashkëshortit të saj si
president të SHBA-ve bëri edhe një herë të qartë se do të jetë një Zonjë e Parë shumë me stil.
Me një fustan dhe xhaketë ngjyrë të kaltër,
Melania, 46-vjeçare këtë
veshje e përshtati me këpucët dhe dorezat me po të njëjtën ngjyrë.
46-vjeçarja sfidoi Jacqueline Kennedyn, e cila kishte
veshje të ngjashme në vitin 1961 kur John F. Kennedy nisi punën e tij si
president i SHBA-ve.
Për ditën e madhe të
inaugurimit,
Melania vendosi që veshjen e saj t’ia dizajnonte i preferuari i Hillary Clintonit, Ralph Lauren./albeu.com/
Shtuar më 20/01/2017,
ora 18:29