Ja si arriti ti shpëtojë masakrës gazetari i "Charlie Habdo"
Një nga gazetarët e "Charlie Habdo" ka rrëfyer sesi i ka shpëtuar masakrës duke u fshehur nën tavolinë.

“Dëgjuam disa zëra që po vinin nga jashtë- nuk e kuptuam se ç' po ndodhte. Më pas, një nga personat e armatosur hyri në dhomën ku po mbahej mbledhja e redaksisë. Ai thirri bërtiti dy herë dhe më pas filloi të qëllonte. Kjo ndodhi shumë shpejt”, tha ai për France Tv.

Rrëfimi i gazetarit si mundi të shpëtojë

Kisha kohë të fshihesha nën tavolinë. Tavolina ishte shumë e vogël. Unë po qëndroja aty dhe pashë kolegët e mi duke rënë në dysheme një nga një. Isha me fat që dhoma ishte shumë e vogël dhe qëlluesi nuk mund ta kontrollonte gjithë pjesën nën tavolinë. Kishte një qetësi të madhe, më pas e dëgjova atë duke u larguar nga aty. Më pas e dëgjova atë t’i thoshte një gruaje në dhomën e lajmeve: Nuk duam t’i vrasim femrat. Më pas e dëgjova duke biseduar me një person tjetër dhe kuptova se ata që kryen këtë sulm ishin dy persona./albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori