Ja shtetet qe kanë 200 universitetet më të mira në botë (LISTA)

Ja shtetet qe kanë 200 universitetet më të mira në botë (LISTA)
Universitetit i Oxfordit është shpallur si më i miri në listën e universiteteve më të mira në botë, sipas rankimit të fundit nga THER (Times Higher Education Rankings). Kjo është hera e parë që një universitet jashtë SHBA-ve renditet e para në listë, shkruan Albeu.com.

listën e 200 universiteteve më të mira në botë, kryesojnë SHBA-të me 63 universitete, e ndjekur nga Britania e Madhe me 31 dhe Gjermania me 20 universitete.

Hollanda, edhe pse një vend i vogël me vetëm 17 milion banorë, është renditur e katërta në listë me 13 universitete në top listën me 200 universitet më të mira, para Australisë me 8 universitete, transmeton Albeu.com.

Kina me 1.3 milardë banorë dhe Zvicra me 8 milionë banorë ndajnë të njëjtin vend, atë të 6-in me nga 7 universitete në listë.

Më pas renditen Kanadaja, Franca dhe Suedia me nga 6 universitete, Hong Kongu me 5, Belgjika dhe Koreja e Jugut me nga 5, Danimarka me 3 ndërsa Finlanda, Italia, Japonia, Singapori dhe Spanja kanë nga 2 universitete në listë.

Me nga një universitet në listën e 200 universiteteve më të mira në botë janë Austria, Luksemburgu, Zelanda e Re, Norvegjia, Irlanda, Rusia, Afrika e Jugut dhe Taivani. /albeu.com/


Shtuar më 06/09/2017, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori