Ja senatori që do të zëvendësojë John McCain
Jon Kyl do të emërohet në vend të senatorit të ndjerë John McCain. Lajmin e ka bërë të ditur e veja e ish-senatorit Cindy McCain.

Në një postim në tëitter, ajo thotë se Jon Kyli është një mik i saj dhe i ish-senatorit John McCain.

"Ai është i gatshëm të kthehet në shërbimin publik për të ndihmuar shtetin e Arizonës", shkruan e veja e John McCain.

Emërimi i senatorit të ri do të bëhet nga Guvernatori i Arizonës Doug Ducey.

Mediat amerikane thotë se Kyl do të bashkohet me Senatin në një kohë kur demokratët janë të etur për të marrë kontrollin.

McCain vdiq më 25 gusht pas një beteje me kancerin në tru.
Shtuar më 04/09/2018, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori