Ja se çfarë mendon vajza e Donald Trump për vajzën e kundërshtares së tij
Në intervistën e saj të fundit, vajza e Donald Trump është rrëfyer për marrëdhënien që ka me vajzën e Hillary Clinton. Edhe pse prindërit e tyre janë kundërshtarë politikë, dy vajzat janë shoqe prej vitesh.

Ivanka Trump dhe Chelsea Clinton janë njohur në vitin 2005, kur prindërit e tyre ishin miq. Që nga ajo kohë, ato kanë krijuar një shoqëri mjaft te ngushte.

Pavarësisht se prindërit e tyre kandidojnë kundër njëri-tjetrit, Ivanka ka thënë për "People" se ato vazhdojnë të mbeten shoqe.

“Të dyja në i mbështesim prindërit tani. Por, gjithashtu vazhdojmë të ruajmë respektin për njëra-tjetrën. Shoqëria jonë nuk ka patur të bëjë kurrë me politikën dhe nuk mendoj se kjo gjë do të ndikojë në të ardhmen". /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2016, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori