Ramos bëhet gati për debutim

Sergio Ramos është gati për ta bërë debutimin e shumëpritur me fanellën e skuadrës së Parisit.

Mediat franceze, kanë njoftuar të martën se Ramos ka një javë që është stërvitur rregullisht me grupin dhe nuk ka ndjerë asnjë dhimbje për të qenë në dispozicion të trajnerit Mauricio Pochettino.

Pritet që Ramos të debutojë këtë vikend në ndeshjen që PSG-ja e luan me Nantesin në Ligue 1, përpara se të jetë gati për duelin me Manchester Cityn javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve. /albeu.com/

 


Shtuar 16.11.2021 16:40

Tags: , ,