Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka dënuar dhunën në protetën e 8 janarit dhe ka folur për një sërë çështjesh të tjera për Shqipërinë dhe rajonin.
Ambasadorja, pas intervistës së Escobar, ka reaguar në Facebook, ku shkruan: “Jeni lodhur nga “spin doktorët”? Gjykojeni vetë. Ja çfarë tha në të vërtetë Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar. Ai gjithashtu diskutoi për integrimin ekonomik rajonal (përfshirë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit), Kosovë-Serbi, etj”. Nuk dihet nëse ky postim i Kim ishte mesazh për Berishën apo jo./albeu.com
*Spin Doctors janë persona (siç janë ndihmësit politikë) të cilët janë përgjegjës për të siguruar të tjerët të interpretojnë një ngjarje politike nga një këndvështrim i veçantë.