Ja pyetja e çuditshme që presidenti serb i bëri Hashim Thaçit
Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç, ka publikuar sot një bisedë që ka zhvilluar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Sipas "blic" të Beogradit, duke folur për murin në Mitrovicë, Nikoliç e ka pyetur Thaçin: "Sa është i lartë muri rreth shtëpisë tënde? Tri metra? E pse atëherë të pengon muri i lartë 80 centimetra, mur kaq të vogël nuk ke parë në jetën tënde".

Nikoliç ka theksuar se mbështetja kryesore e presidentit të Kosovës ka qenë, "ja, e sheh, këtu është Bashkimi Europian, kurrë nuk do të mund të hyni në të, nëse nuk e njihni pavarësinë e Kosovës".

Nikoliç e ka akuzuar qeverine e Kosovës për "mashtrimin" që i kanë bërë Beogradit lidhur me formimin Asociacionit të Komunave serbe dhe për murin që sipas tij ka qenë në marrëveshje.

Në fund Nikoliç ka thënë se delegacionet e Beogradit e të Prishtinës pas takimet në Bruksel u ndanë me premtimin se do të bëjnë çmos që në Kosovë të ketë paqe dhe se "nuk shtrohet pyetja do të ketë apo jo luftë" duke kërcënuar se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2017, ora 10:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori