Rafa Nadal triumfon në “Australian Open”, vjen urimi i veçantë nga Real Madridi (FOTO LAJM)

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal ka shkruar historië duke fituar Australian Open pasi mposhti në finale rusin, Daniil Medvedev.

Nadal fiton kështu Grand Slam 21, më shumë se çdokush tjetër.

Por, fitorja sot ishte e një niveli tjetër. Rafael Nadal nga disavantazhi prej 2:0, arriti të fitonte 3:2 në fund.

Pas këtij triumfi, nuk ka munguar as urimi nga klubi futbollistik, Real Madridi.

“Urime për fitoren tuaj gjigante në AustralianOpen, RafaelNadal, Grand Slam-i juaj historik i 21-të! Jemi krenarë që një madridist i madh si ju dhe një anëtar nderi i klubit tonë është një legjendë sportive dhe tenisti më e madh i të gjitha kohërave”, shkroi klubi spanjoll në Twitter.


Shtuar 30.01.2022 16:34