Rudiger “fut” në sherr Bayern Munich, Real Madrid dhe Juventus

Lojtari i Chelsea Antonio Rudiger është kthyer në “dëshirën” e 3 skuadrave të mëdha. Bayern Munich, Real Madrid dhe së fundmi Juventus.

Sipas raportimeve të mediave italiane, mbrojtësi gjerman e ka vendosur prej kohësh largimin nga Chelsea dhe duket se kjo gjë është e pakthyeshme tashmë.

Skuadra bavareze dhe madrilenët tashmë dihet dhe interesi i tyre për shërbimet e Rudiger, ndërkohë “Zonja e Vjetër”, do të bëjë çmos që të krijojë mundësinë e një transferimi të gjermanit.

Kontrata e Rudiger me Chelsean përfundon këtë verë, teksa duke qenë se do të largohet me parametra zero, mbrojtësi ka mundësi të zgjedhë skuadrën që i ofron më shumë. /h.ll/albeu.com


Shtuar 14.03.2022 16:43