Ja përse fqinjët kanë ankesa ndaj Ivanka Trump
Banorët e një lagjeje të Uashingtonit thonë se “klani” Trump nuk janë fqinj të mirë.

Ankohen për plehrat, parkimin në rrugë dhe patjetër prezencën e madhe të sigurimit.

Fqinjët e Ivanka Trumpit, burrit të saj Jared Kushner dhe tre fëmijëve të saj thonë se trotuaret janë mbyllur, parkingu publik është mbushur dhe se familja dhe stafi i saj nuk janë interesuar për të mësuar orarin e largimit të mbeturinave jashtë shtëpisë së tyre 5.5 milionë dollarëshe.

‘Ata e kanë shkatërruar lagjen”, tha Marietta Robinson për Associated Press.

Shtëpia në lagjen Kalorama u ble në muajin dhjetor nga një kompani e cila e ka dhënë me qera për çiftin Kushner dhe Trump të cilët u zhvendosën pas inaugurimit të babait të saj, Presidentit Donald Trump.
Të dy punojnë si këshilltarë në Shtëpinë e Bardhë. /aleu.com/
Shtuar më 25/03/2017, ora 23:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori