Ja projekti për zgjerimin e xhamisë së shenjtë në Mekë (FOTO LAJM)

Meka është vendi i shenjtë i besimtarëve myslimanëve nga mbarë bota, dhe një udhëtim atje është një ëndërr për çdo besimtar, por edhe një prej pesë detyrimeve të fesë Islame. Sipas kësaj të fundit, çdo mysliman duhet ta vizitojë të paktën një herë në jetë këtë vend të shentë, sigurisht nëse ka mundësi financiare dhe shëndetësore për ta bërë një gjë të tillë.

Meka ndodhet në Arabinë Saudite dhe grumbullon miliona njerëz çdo vit. Por duke parë që numri i besimtarëve shtohet çdo ditë e më shumë autoritetet vendase kanë marrë vendimin që ambjentet e xhamisë të shtohen, në bazë të një projekti që pritet të përfundojë në vitin 2020, raporton Albeu.com.

Portali Albeu ju sjell në foto-galerinë e mësipërme disa foto nga ky projekt. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2015, ora 15:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori