Ja porosia e ambasadorit amerikan në Beograd për pasardhësin e tij
A po e prezanton qëndrimin e Departamentit amerikan të Shtetit i deleguari amerikanë në Beograd, Michael Kirby, duke deklaruar se nuk ka hyrje të Serbisë në Bashkimin Evropian, derisa nuk normalizohen marrëdhëniet me Kosovën, e që Prishtinës t’i lejohet hyrja në KB?

Ambasadori i SHBA-ve e tha këtë në vigjilje të Krishtlindjes, e këto ditë, shkruan gazeta e Beogradit “Politika”, në Washington askush nuk po mendon kështu.

Ambasadori Kirby, më 24 dhjetor, ka deklaruar se SHBA-ja nuk kërkon që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, por kërkon normalizimin e marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës.

“Çfarë është në fund ky normalizim, i takon Bashkimit Evropian ta definojë, por sipas nesh, ai përfshin anëtarësimin e Kosovës në OKB?”, ka thënë ai.

Të premten e shkuar, Ambasada amerikane ka kumtuar se as ambasadori Kirby e “as ndonjë zyrtar i SHBA-së, kurrë s’e kanë lidhur njohjen e Kosovës ose anëtarësimin e saj në KB me kandidaturën e Serbisë në BE”.

Ish-ambasadori i Serbisë në SHBA, Ivan Vujaçiç, deklaron se SHBA-ja është përpjekur të ndërhyjë që Kosova të anëtarësohet në KB dhe se këtë ajo e dëshiron shumë, ndërsa integrimin e Serbisë në botën perëndimore ia ka lënë BE-së

“Në SHBA ekziston dëshira që Kosova të hyjë në KB. Por këtë ajo nuk do ta bëjë me forcë”, ka thënë Vujaçiç, ndërsa në pyetjen se pse është përgënjeshtruar Kirby, ai ka thënë se “ambasadori amerikan ka lëshuar një balon dhe me siguri ambasadori ka menduar që t’ia pastrojë terrenin ambasadorit të ri duke thënë disa gjëra, pasi ai shkon brenda disa ditësh”.

Vujaçiç ka shtuar se nuk beson që Kirby ta ketë deklaruar këtë, sado që, sipas tij, edhe kjo mund të ndodhë.

Gazeta e Beogradit, duke publikuar shqetësime për këto deklarata, përfundon se cila është politika e vërtetë e SHBA-ve për këtë çështje, do të merret vesh së shpejti , pasi që në shkurt në Beograd arrin ambasadori ri amerikan Kyle R. Scott./Albeu.com/

Shtuar më 20/01/2016, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori