Ja momenti si u helmua vëllai i Kim Jong-Un (VIDEO)
Koreja e Jugut ka konfirmuar se gjysmëvëllai i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, është vrarë në Malajzi, pasi pas një sulmi toksik në aeroportin e kryeqytetit Kuala Lumpur.

Asnjë motiv është konfirmuar dhe nuk janë identifikuar sulmueset, shkruan "BBC", por megjithate mediat britanike kane publikuar videon e pare nga sulmi i bujshem.

Videoja tregon dy femra aziatike, që besohet të jenë spiune të Koresë së Veriut tek helmuar 46-vjeçarin me një leckë të helmuar ose dicka te ngjashme.

Presidenti i Koresë së Jugut, Hwang Kyo-ahn, tha se nëse vërtetohet se Koreja e Veriut është përgjegjëse, ajo do të tregojë "brutalitetin dhe natyrën çnjerëzore" të saj.

Kjo do të jetë vdekja e profilit më të lartë nën udhëheqjen e Koresë së Veriut qëkur xhaxhai i Kim Jong-un, i Chang Song-thaek, u ekzekutua në vitin 2013. /albeu.com/

Shtuar më 15/02/2017, ora 09:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori