Ja me te pasurit e Evropes Lindore
Albeu.com
Sulejman Kerimov është njeriu më i pasur në Evropën Lindore. Sipas një studimi të bërë nga revista polake “Ëprost”, Kerimov rezulton të ketë një pasuri prej 24.5 miliradë dollarësh. Ndërohë, kryesuesi i listës në fjalë për vitin 2007, Oleg Deripaska, këtë vit është radhitur në vendin e pestë me pasurinë që i është përgjysmuar. Pas Kerimovit janë Renat Ahmetov me 23 miliardë dollarë, Genadij Timoshenko (20 miliardë) dhe Mihail Prohorov (15.5). Në vendin e pestë është Deripaska, ndërsa në dhjetë të parët janë radhitur edhe Mihail Fridman (14 miliardë), Igor Kolomojski (11,3 miliardë dollarë), Roman Abramoviç (10 miliardë), Iskander Mahmudov (9,5 miliardë) dhe Vlladimir Lisin (9 miliardë).


Në listën prej 100 njerëzve më të pasur në Evropën lindore dominojnë pasanikë rusë, ndërsa vijojnë ukrainas, të cilët para së gjithash investojnë në sektorin bankar, kompanitë e naftës dhe atyre energjetike.
Shtuar më 23/10/2008, ora 14:51
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori