Ja marrëveshja Karaxhiç – Holbrook
Albeu.com
Radovan Karaxhiç ka marrë premtim nga negociatori amerikan Riçard Holbruk se nuk do të dënohet para gjykatës ndërkombëtare nëse tërhiqet nga jeta publike, tha karaxhic ne Hage.Radovan Karaxhiç ka marrë premtim nga negociatori amerikan Riçard Holbruk se nuk do të dënohet para gjykatës ndërkombëtare nëse tërhiqet nga jeta publike, tha ish-lideri i sërbëve boshnjakë në dokumentin me shkrim të parashtruar nga gjykata e Hagës, përmbajtja e të cilit është publikuar dje.

"Holbruk premtoi në emër të SHBA-së se nuk do të dënohet para këtij Tribunali", tha Karaxhiç në dokumentin e tij.

"Nuk e sjell në pikëpyetje Gjykatën, por dëshiroj të sqarojë pse paraqitem këtu madje tani, e jo në vitin 1996, 1997 ose 1998 kur pata qëllim të dorëzohem. Gjithë kohën kanë dëshiruar të më vrasin, e jo të arrestohem. Kjo ndodh prej vitit 1996 pasi përfaqësuesit mi të autorizuar nga Holbruku kanë marrë ofertë në emër të SHBA-së. Obligimi im ishte të tërhiqem nga jeta publike, madje edhe letrare, që të mos pengoj mënyrën me të cilën realizohej Marrëveshja e Dejtonit", thuhet në deklaratën e Karaxhiçit të publikuar sot në gazetën "Glas javnosti".

Në deklaratën me shkrim, Karaxhiç thotë se më vonë Holbruku ka dëshiruar ta likuidojë. "Qartë është se duke mos i realizuar obligimet e Marrëveshjes në emër të SHBA-së, ai kaloi në planin B - likuidimi i Radovan Karaxhiçit".

Ja edhe marrëveshja Karaxhiç-Holbruk në origjinal, siç është publikuar në gazetën "Glas javnosti":

Detyrimet

1. Radovan Karaxhiç obligohet se do të japë dorëheqje në të gjitha funksionet shtetërore dhe partiake. Vendimi hynë në fuqi deri në skadimin e afatit prej 90 ditëve, sa duhet për marrëveshjen rreth hollësirave të domosdoshme me drejtuesit. Dorëheqja duhet të jetë e parevokueshme. Të bëhet ndikim ndaj drejtorëve në parti që të lehtësohet dorëheqja dhe ndryshimi i hierarkisë.

2. Radovan Karaxhiç deri në momentin e dorëheqjes nuk do të marrë vendime partiake as shtetërore, as nuk do të ndikojë tek të tjerët që t'i marrin, nëse ato kanë të bëjnë me këtë:

2-1 Operacione ushtarake në territorin e BeH-së
2-2 Dislokimin e popullatës civile
2-3 Marrëveshjeve ndërkombëtare - ushtarake, ekonomike, në sferën e sigurisë, integrimeve rajonale
2-4 Emërimin e funksionarëve shtetërorë, partiakë, rajonalë, administratat kulturore
2-5 Dislokimin e mjeteve financiare (duke filluar nga 5.11.03:30)

3. Radovan Karaxhiç do të tërhiqet nga jeta publike. Kjo nënkupton mosdhënien e intervistave, deklaratave, (personalisht ose përmes ndërmjetësuesve), mospublikimin (paqartë e shkruar) të problemeve politike dhe aktuale.

Detyrime 2

Qeveria e SHBA-së obligohet se nuk do të kryejë ndikim, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose jodrejtpërdrejtë, mbi udhëheqësin e PDS-së në kuptim të shpërbërjes së partisë...

2. Qeveria e SHBA-së i jep në disponim Radovan Karaxhiçit vlerën prej 600.000 dollarë në valutën lokale. Shuma është e dedikuar për mbajtjen e mënyrës momentale të jetes së Radovan Karaxhiçit dhe harxhimet vijuese në periudhën prej gjashtë viteve.

3. Qeveria e SHBA-së i jep në disponim Radovan Karaxhiçit objekt rezidencial në lokalitet që është kontraktuar me marrëveshje paraprake gojore.

4. Qeveria e SHBA-së i jep në disponim Radovan Karaxhiçit sigurim fizik, jo më pak se gjashtë njerëz.

5. Qeveria e SHBA-së është e obliguar ta njoftojë Radovan Karaxhiçin për çdo moszgjidhje eventuale të sigurisë së tij.

Dispozita përfundimtare

1. Kjo marrëveshje është e përhershme.

2. Rrezikimi i Marrëveshjes nga ana e Radovan Karaxhiçit do të trajtohet si "shkelje serioze e marrëveshjes joformale" në kuptim të nenit 3 pika 25 nga "rregullorja interne" dhe në këtë kuptim do të sanksionohet me afat momental për ekzekutim.

3. Marrëveshja mund të shfuqizohet me marrëveshje ose me iniciativë të Qeverisë së SHBA-së."
Gazeta "Blic" sot shkruan se në Gjykatën speciale serbe, para se të dërgohet në Hagë, Karaxhiçi ka thënë: "Holbruku më tha se kjo nuk është marrëveshje me të, as me administratën e Klintonit, por se SHBA-së qëndron pas saj si shtet. Është bërë edhe marrëveshje me shkrim me vende për tre nënshkrime - për timin, të Holbrukut dhe të Millosheviçit.

Sipas gazetës, Karaxhiç shtoi se:
"Ia dërguam marrëveshjen Millosheviçit, por kurrë nuk e ka kthyer. Më vonë më tha: "Radovan, ç’të duhen nënshkrime kur garancia të jepë forcen më te madhe botërore", tha burimi i "Blicit”.
Shtuar më 03/08/2008, ora 05:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori