Ja kush është heroi shqiptar i Gjermanisë që shpëtoi jetën e fëmijëve
Një aksident automobilistik ka ndodhur në fshatin mes Langwarden dhe Ruhwarden, ku u përfshinë një autobus me 15 nxënës të vegjël.

Policia ka bërë me dije se fatmirësisht asnjeri prej nxënësve nuk është lënduar, shkruan "nwzonline.de".

Ngjarja

Një autobus me nxënës shkolle është përfshirë në një aksidetnt, duke dalë jashtë rruge dhe duke u fundosur në ujë.

Avni Mehana, një refugjat shqiptar i cili ndodhej në momentin e ngjarjes, ka thyer dritaren dhe i ka nxjerrë fëmijët me shpejtësi, pasi uji kishte filluar të hynte në autobus.

Operacioni për shpëtimin e fëmijëve zgjari më shumë se dy orë.

Sipas policisë, shqiptari është lënduar, por që i është nënshtruar një operacioni, por ai meriton të quhet hero sepse i shpëtoi fëmijët nga një tjetër tragjedi. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2017, ora 08:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori