Ja kush mund të zëvendësojë kryeministrin grek Papandreu
Parlamenti grek

Lukas Papadhimos është përfolur nga mediat grekë si zëvëndësuesi i Jorgos Papandreut. Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke të cilat kanë pohuar se dy partitë e mëdha rivale në vend PASOK dhe Demokracia e Re në Greqi kishin rënë dakord që Papandreu të zëvendësohej nga Papadhimos.

Shkaku i vonesës së publikimit të emrit të tij, sipas këtyre mediave ka qenë fakti se konservatorët dhe socialistët kishin mendime të ndryshme për përbërjen e qeverisë së re.

Ndërkohë që Papandreu i ka kërkuar ministrave të tij, të kenë gati dorëheqjen e tyre, për t’i hapur rrugë ashtu siç parashikon Kushtetuta, krijimit të qeverisë së unitetit kombëtar.

Ndësa Lukas Papadhimos, ka pranuar të jetë në krye të kësaj skeme qeveritare, qëllimi kryesor i së cilës është të bëjë gjithcka është e mundur për lëvrimin e këstit të 6 të ndihmës brenda muajit nëntor, dorëzimit të project-buxhetit të vitit 2012 në parlament dhe nënshkrimit të memorandumit të ndihmës në samitin e BE në 26 tetor për Greqinë.

Gjatë orëve në vijim pritet që kryeministri Papandreu të japë dorëheqjen para presidentit dhe më pas do ti hapet rruga krijimit të kabinetit të ri.

Megjithëse përfaqësues të dy partive janë skeptikë ndaj kësaj qeverie, duke shprehur mosbesimin se ajo do të mund ta nxjerrë Greqinë nga kriza ku është futur. /albeu.com/

Shtuar më 09/11/2011, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori